Catalogue
Newsletter
Çka është trashëgimia: një koncept jashtëtokësor? (2015)
Trashëgimia kulturore njihet në mbarë Evropën si mekanizëm i identitetit kulturor. Mbrojtja e trashëgimisë sonë të përbashkët dhe promovimi i diversitetit kulturor janë po ashtu instrumente shumë të rëndësishëm për afrimin e komuniteteve të ndryshme dhe për përmirësimin e dialogut mes kulturave të ndryshme. Se sa dinë njerëzit për trashëgiminë kulturore varet nga ajo se çka bëhet për promovimin e saj dhe nga kapaciteti i evropianëve për t’u familjarizuar me kulturën e tyre dhe kulturat e komuniteteve të tjera, si dhe për t’i vlerësuar ato. Kjo është arsyeja pse njëri prej objektivave të Veprimit të përbashkët të Bashkimit Evropian/Këshillit të Evropës – përkrahja për Promovimin e Diversitetit Kulturor në Kosovë (PDKK)” është rritja e vetëdijesimit të popullatës lidhur me rëndësinë e trashëgimisë kulturore si një e mirë e përbashkët dhe e pavarur nga çfarëdo konsideratë tjetër etnike a fetare. Tregimi vizatimor (stripi) “Çka është trashëgimia; një koncept jashtëtokësor?” ilustron rëndësinë e trashëgimisë kulturore, duke paraqitur personazhe jashtëtokësore që fl asin për karakteristikat e trashëgimisë tokësore. Ky tregim vizatimor na jep të kuptojmë se trashëgimia tokësore është trashëgimi e jona e përbashkët, për mbrojtjen e të cilës duhet t’i bashkojmë forcat dhe të punojmë së bashku.