Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, nënshkruar në Romë më 4 nëntor 1950, ishte instrumenti i parë që kristalizoi dhe dha efekt detyrues për të drejtat e përcaktuara në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut. Ajo përcakton të drejta absolute të cilat kurrë nuk mund të shkelen nga Shtetet, siç është e drejta për jetë ose ndalimi i torturës, dhe mbron të drejta dhe liri të caktuara të cilat mund të kufizohen vetëm me ligj kur është e nevojshme në një shoqëri demokratike, për shembull e drejta për liri dhe siguri ose e drejta për respektimin e jetës private dhe familjare.
Me miratimin e protokolleve shtesë, një numër të drejtash i janë shtuar tekstit fillestar që kanë të bëjnë veçanërisht me heqjen e dënimit me vdekje, mbrojtjen
e pronës, të drejtën për zgjedhje të lira ose lëvizjen e lirë.
Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut
Jurisprudenca
Impakti i Konventës
Konventa, një instrument modern
Reformat e sistemit të Konventës
Shtojca 1: Konventa shkurtimisht
Shtojca 2: Shtetet nënshkruese të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore
Shtojca 3: Data kyçe
Shtojca 4: Protokollet e Konventës
Shtojca 5: Grafiku i nënshkrimeve dhe ratifikimeve të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (Traktati Nr. 005)